Një 29-vjeçare braziliane është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi kishte shfrytëzuar apartamanetin e marrë me qira për prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe një 40-vjeçar banues në Shkodër i cili dyshohet se ka qenë përfitues nga kjo veprimtaritë kriminale. Dy personat u arrestuan brenda apartamentit i cili ndodhej në lagjen “Ahmet Haxhia”, ku u sekuestruan edhe Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe shumë parash. LEXO edhe...Banesat me qira i kthenin në “fole prostitucioni”, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë! Shpallet në kërkim një 35-vjeçar Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Rent home 10”. Arrestohet një shtetase braziliane, e cila apartamentin e marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia”, e kishte vënë në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike Në pranga dhe një shtetas, përfitues nga veprimtaritë kriminale, i cili u kap në këtë ambient. Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe shumë parash (në euro dhe në lekë). Si rezultat i veprimeve hetimore disaditore, të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me qëllim dokumentimin e vënies së një apartamenti të marrë me qira, nga një shtetase e huaj, në dispozicion të veprimtarive kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Rent home 10”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasja braziliane, L. S., 29 vjeçe, dhe shtetasi N. H., 40 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë ndërhyrjes në apartamentin e marrë me qira nga 29-vjeçarja, në lagjen “Ahmet Haxhia”, u konstatua se ambienti ishte përshtatur për ushtrim të prostitucionit dhe për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Në këtë ambient u kap edhe 40-vjeçari, i cili dyshohet se ka përfituar nga veprimtaritë e kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/ReportTv.al Shkoder braziliane droge prostitucion Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.9% Jo 24.8% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2571 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
