Lajme Zone
Shkodër, promovohet revista 'Art & Trashëgimi' kushtuar trashëgimisë katolike shqiptare
KulturëSyri

Shkodër, promovohet revista 'Art & Trashëgimi' kushtuar trashëgimisë katolike shqiptare

Në mjediset e Bazilikës së “Zojës së Këshillit të Mirë” në Shkodër u promovua numri më i fundit i revistës “Art & Trashëgimi”, kushtuar “Trashëgimisë Katolike të Shqipërisë”.

Në mjediset e Bazilikës së “Zojës së Këshillit të Mirë” në Shkodër u promovua numri më i fundit i revistës “Art & Trashëgimi”, kushtuar “Trashëgimisë Katolike të Shqipërisë”. Botimi dygjuhësh, shqip dhe anglisht, shtrihet në 220 faqe dhe sjell së bashku kërkimin shkencor, dëshminë shpirtërore dhe trashëgiminë e gjallë të katolicizmit shqiptar.Lexo edhe:Historia prekëse/ Nusja shqiptare gjeti fustanin e saj pas apelit në rrjetet sociale: Nuk kam para për ta blerë Në ceremoninë e promovimit folën Dom Artur Jaku, rektor i Bazilikës, dhe Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult. I pranishëm ishte edhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrës, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike. “Një popull pa kujtesë është një popull pa të ardhme”, u shpreh Imzot Dodaj. Revista është rezultat i kontributit të rreth 40 studiuesve dhe intelektualëve nga Shqipëria, Kosova, diaspora shqiptare dhe qendra të ndryshme akademike evropiane. Në faqet e saj trajtohen tema që lidhen me artin sakral, letërsinë e vjetër shqipe, figurat e shenjta dhe rolin e urdhrave monastikë, veçanërisht françeskanëve dhe dominikanëve. Botimi synon të sjellë në vëmendje një trashëgimi që nuk i përket vetëm së shkuarës, por që vijon të jetojë, të dëshmojë dhe të përcillet edhe tek brezat e sotëm.