Lajme Zone
"Keqpërdorimi i pozitës", një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi
KulturëTelegrafi

"Keqpërdorimi i pozitës", një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj gjyqtarit të arrestuar, Avdirrahman Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj gjyqtarit të arrestuar, Avdirrahman Gashi.Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, nën dyshimin se Gashi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që, nëse lihet i lirë, i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale, përfshirë asgjësimin, fshehjen, ndryshimin apo falsifikimin e provave, si dhe ndikimin te dëshmitarët.Në vendimin e saj, gjykata ka marrë parasysh edhe peshën dhe natyrën e veprës për të cilën dyshohet, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, si dhe pozitën zyrtare të të pandehurit.“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.G., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në komunikatë.Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/