Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e plotë të Markatës së Rusit, një investim që synon të transformojë kushtet e tregtimit të mishit dhe peshkut në qytet. Gjatë inspektimit, Beci u shpreh se ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për të modernizuar tregjet publike dhe për të vendosur standarde evropiane në ofrimin e shërbimeve. LEXO edhe...Prag tragjedie në Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë! Thyen baxhanë dhe përfn brenda automjetit "Ky vend ka qenë një gangren. Më në fund bashkia ka ndërhyrë me një projekt shumë të mirë që plotëson shërbimin europian të qytetit. Mendoj se do të jetë gati brenda tre muajve, para festave të fundvitit. Ne do të kemi një treg brenda standardeve europiane", tha Beci. Projekti parashikon ndërtimin e një tregu modern, me standarde bashkëkohore higjieno-sanitare, duke i dhënë fund tregtimit në ambiente të papërshtatshme dhe duke garantuar kushte më të mira pune për tregtarët, si edhe më shumë siguri për konsumatorët. Rikonstruksioni i Markatës së Rusit përmbyll një sërë investimesh të Bashkisë Shkodër në zonën e Rusit. Pas rikonstruksionit të tregut, ky investim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për tregtarët, rritjen e standardeve të shërbimit dhe krijimin e një mjedisi më të rregullt e funksional në një nga zonat kryesore tregtare të qytetit. Xh.K/ReportTv.al Shkoder Benet Beci TREGU I RUSIT Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 5043 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
