Një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në fshatin Shosh të Shkodrës, pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë teksa po priste dhe mblidhte dru në një zonë pyjore. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa i plagosuru është identifikuar me inicialet Tonin Zojza. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, 58-vjeçari është goditur nga pema dhe ka marre plage te rënda. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.
