Shkodër - Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Nga kontrollet e kryera në banesën e të riut blutë gjetën municion dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu). LEXO edhe...Vrau bashkëshorten për xhelozi, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin! Asnjë fjalë në seancë (VIDEO) Armët e zjarrit u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar "Kalibri", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Shkoder arme zjarri municion luftarak Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.4% Të gabuar 86.2% Nuk e di 3.4% Vota total: 3296 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
