Lajme Zone
Shkëmbimi i sulmeve SHBA-Iran, Trump: Do të shkatërrojmë urat dhe termocentralet nëse nuk negociojnë! Pasdaranët: Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shkëmbimi i sulmeve SHBA-Iran, Trump: Do të shkatërrojmë urat dhe termocentralet nëse nuk negociojnë! Pasdaranët: Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur

Ngushtica e Hormuzit është e hapur, por jo për Iranin, tha presidenti amerikan. Pasdaranët kërcënuan se do të bllokojnë rrugë të tjera strategjike për eksportin e naftës dhe gazit, të cilat "u shërbejnë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre".

Sulmet kundër Iranit "do të vazhdojnë derisa unë të them mjaft". Në intervistën për Fox News, presidenti Donald Trump ka theksuar se "herët a vonë" Shtetet e Bashkuara do të godasin objektivat e sektorit energjetik. "Energjinë do ta lë për në fund. Javën e ardhshme do të godasim termocentralet dhe urat. Do t'i shkatërrojmë të gjitha urat e tyre, përveçse nëse ulen në tryezën e negociatave.", theksoi Trump. LEXO edhe...Botërori 2026/ Spanja i jep leksion futbolli Francës, iberikët fitojnë 0-2 dhe bëhen skuadra e parë finaliste Ngushtica e Hormuzit është e hapur, por jo për Iranin, tha presidenti amerikan duke shtuar se ngushtica është e hapur për ata që duan ta kalojnë. "Zyrtarët amerikanë folën sot me Iranin: i thanë Teheranit se do të ishte më mirë të arrinte një marrëveshje”, vijoi ai duke e përkufizuar si zgjidhjen “e vetme” për Iranin. Por ndërkohë Garda Revolucionare Iraniane njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa të ndalen "aktet e agresionit amerikan". Pasdaranët kërcënuan gjithashtu se do të bllokojnë edhe rrugë të tjera strategjike për eksportin e naftës dhe gazit, të cilat "u shërbejnë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre". "Eksportet e naftës dhe gazit ose do të jenë të arritshme për të gjithë, ose nuk do të jenë për askënd", thonë Pasdaranët. Sulmet e tyre shënjestruan objektivat amerikane në Bahrein, Jordani dhe Kuvajt. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al SHBA lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.4% Vota total: 1749 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?