Lajme Zone
Shkelme e grushte, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj 18-vjeçarit në Golem
Të tjeraBalkanWeb

Shkelme e grushte, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj 18-vjeçarit në Golem

Janë publikuar pamjet e dhunës barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar në Golem të Durrësit.

Janë publikuar pamjet e dhunës barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar në Golem të Durrësit. Siç shihet në pamjet e mbërritura në redaksinë e BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra, fillimisht ka pasur një sherr mes kamerierit dhe njërit prej grupit të personave, që ushtruan dhunë ndaj tij. Më pas, grupi vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ndaj të riut. Në lidhje me këtë ngjarje, u arrestuan disa prej dhunuesve të 18-vjeçarit, teksa njëri u shpall në kërkim. Policia arrestoi edhe xhaxhanë e të riut, pasi dyshohet se, pasi ka marrë vesh atë që ka ndodhur, ka shkuar me kallash në vendngjarje. Dyshohet se çdo gjë ka nisur, pasi pronarët e hotelit ku pononte i riu nuk kanë pranuar t’i japin atij rrogën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: golem grushte shkelme