Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Grushte pa pushim ndaj kamerierit 18-vjeçar, momenti kur i riu dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit dhe 2 të tjerë në Golem (VIDEO)


Në video, kamerieri 18-vjeçar Genti Nela shihet fillimisht duke goditur Arbër Habilajn, ndërsa më pas rrethohet dhe dhunohet për të paktën 30 sekonda nga katër persona. Sipas policisë, konflikti nisi pasi 18-vjeçari kërkoi pagesën për punën në hotel.

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar Genti Nela dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit “Flar” në Malin e Robit në Golem mbrëmjen e 28 gushtit. Në pamje, fillimisht dallohet 18-vjeçari i veshur me një bluzë të zezë, i cili godet me grusht Arbër Habilajn, i shpallur në kërkim pas ngjarjes. Dinamika e sherrit dhe e përplasjes para këtij momenti është ende e paqartë. Por menjëherë pasi 18-vjeçari ka goditur Habilajn, ky i fundit bashkë me 3 persona të tjerë e rrethojnë të riun duke e qëlluar me grushte pa pushim dhe duke e shtyrë. Dhuna zgjat të paktën 30 sekonda, sipas sekuencës së pamjeve që ka arritur të sigurojë gazetari i Report Tv Sokol Dema, por është e paqartë se çfarë ka ndodhur para dhe pas këtij momenti. LEXO edhe...Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë Sipas policisë, përplasja e dhunshme ka ndodhur pasi i riu ka kërkuar pagesën për punën në hotel. Për ngjarjen ka rënë në pranga Florian Habilaj, djali i pronarit të hotelit dhe Enold Dragoti, shoku i pronarit. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe u lanë në qeli vetëm një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit. Në gjendje të lirë po hetohet dhëndri i pronarit. Ndërkohë, në burg ka përfunduar edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela. Ky i fundit pasi u vu në dijeni për dhunën ndaj nipit, mori kallashnikovin dhe shkoi të vrasë autorët, por u ndalua nga policia. Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al flar Durres Genti Nela Arber Habilaj Enold Dragoti Florian Habilaj Melison Nela Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.7% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 2518 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?