Lajme Zone
Kamerieri u rrah nga djemtë dhe dhëndri i pronarit në lokalin ku punonte/ Top Channel siguron pamjet, 18-vjeçari u largua me vrap nga për t’i shpëtuar dhunës, por…
Të tjeraTop Channel

Kamerieri u rrah nga djemtë dhe dhëndri i pronarit në lokalin ku punonte/ Top Channel siguron pamjet, 18-vjeçari u largua me vrap nga për t’i shpëtuar dhunës, por…

Top Channel ka siguruar pamjet e konfliktit që përfundoi me plagosjen e kamerierit 18-vjeçar në një lokal hoteli në Malin e Robit, në Golem.

Top Channel ka siguruar pamjet e konfliktit që përfi me plagosjen e kamerierit 18-vjeçar në një lokal hoteli në Malin e Robit, në Golem. Pamjet tregojnë vetëm pjesën e sherrit jashtë lokalit. Ajo çfarë ka ndodhur brenda lokalit nuk dihet, pasi nga veprimet procedurale të grupit hetimor në vendngjarje rezultoi se DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Në video shihet momenti kur 18-vjeçari Genti Nela del me vrap nga lokali, në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës dhe ndjekjes nga disa persona. Në një moment, i riu ndalet, kthehet dhe godet me grusht Florian Habilajn, i cili rrëzohet në tokë. Menjëherë pas kësaj, 4 personat e proceduar tashmë penalisht vijojnë ta godasin 18-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi më 27 gusht, ditën kur kamerieri Nela u njoftua se duhej të largohej nga puna si kamerier.

Mbrëmjen e 27 gushtit, heqja nga puna iu komunikua papritur. 18-vjeçari kërkoi shpjegime se përse nuk ishte njoftuar më herët, për t’i dhënë mundësinë të gjente një tjetër punë. Heqja në këtë mënyrë e linte dhe pa pagën e të paktën 20 ditëve pune.

Genti Nela mësohet se sapo ka përfunduar gjimnazin dhe kishte kërkuar një punë sezonale për të siguruar të ardhura për veten. Mësohet se edhe në sezonet e mëparshme, dhe pse i mitur, kishte punuar si shumë të tjerë, ndërsa për këtë sezon i ishte premtuar punësimi disa muaj para hapjes së lokalit.

Sipas deklaratës së tij, gjatë punës është përballur me komunikime dhe keqtrajtime verbale, ndërsa dita e fundit e punës përfi me konflikt fizik brenda dhe jashtë lokalit dhe më pas në spital.

18-vjeçari përfi me 2 qepje mbas koke, 1 dhëmb të thyer dhe frakturë në hundë.

4 ditë pas ngjarjes, në Gjykatën e Durrësit, dje, i arrestuari Florian Habilaj u shfaq me një fashë të vogël në pjesën e sipërme të kokës.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, 47-vjeçari Melson Nela. Sipas Policisë, ai u kap me një kallashnikov në makinë teksa dyshohet se po shkonte drejt hotelit me qëllim hakmarrjen.

Ky version është mohuar nga 47-vjeçari, që akuzohet për armëmbajtje pa leje, në gjykatë.

Ndërkohë, njëri nga vëllezërit pronarë të hotelit Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, i njohur i tyre dhe kamerier në lokal, janë lënë arrest në burg për 45 ditë. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Bashkëpronari tjetër, Arbër Habilaj, është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër person po hetohet në gjendje të lirë.

Pamjet e siguruara hedhin dritë mbi atë që ndodhi jashtë lokalit, por hetimi duhet të zbardhë edhe momentet e konfliktit brenda tij, aty ku mungojnë pamjet filmike. Kamerieri u rrah nga djemtë dhe dhëndri i pronarit në lokalin ku punonte, gjykata lë në burg dy dhunuesit dhe xhaxhanë e 18-vjeçarit

Aktualitet Dhunimi i kamarierit 18-vjeçar/ “Rrahje e rëndomtë mes të rinjsh”, avokatët justifikojnë të arrestuarit: Kallashnikovi mbahej që prej ’97-ës, donte ta hidhte në përrua

Aktualitet Dhunimi i të riut në Golem/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, 18-vjeçari u rrah nga djemtë dhe dhëndri i pronarit të lokalit ku punonte

Aktualitet Po shkonte për të vrarë personat që i kishin dhunuar nipin, arrestohet me armë zjarri në automjet 47-vjeçari në Golem

Aktualitet Top Channel