Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e subjektit “Polyeco Albania” Sh.p.k pasi u konstatuan probleme në procesin e administrimit, klasifikimit dhe transferimit të mbetjeve. Subjekti ishte paralajmëruar njëherë sipas ligjit të inspektimit ndërsa nga gjurmimi i rrugës së mbetjeve u konstatua se kishte kryer shkeljet ligjore.
Në vijim të gjurmimit, gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT, u evidentuan shkelje të rënda ligjore që lidhen me mospërputhjen e klasifikimit të mbetjeve, dokumentacionit të transferimit dhe veprimtarisë së ushtruar jashtë kushteve të lejes/autorizimit përkatëse.
Subjekti ka regjistruar material të deklaruar si "karbon aktiv" që i përket absorbentëve dhe materialeve me substanca të rrezikshme, por verifikimi i natyrës dhe origjinës tregoi se ky kod nuk i përgjigjej karakteristikave reale të mbetjes.
Po ashtu sipas IKMT-së, u konstatuan mospërputhje ndërmjet kodeve të mbetjeve të regjistruara/transferuara nga subjekti dhe listës së kodeve të përcaktuara në kontratën e paraqitur me subjektin pritës. Gjithashtu, subjekti ka pranuar dhe administruar mbetje të cilat nuk përfshihen në lejen/autorizimin e tij të veprimtarisë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

