Administrata e Gjykatës së Tiranës ka bojkotuar sot punën për shkak të problemit me pagat në sistemin e drejtësisë.
Sipas raportimeve, punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet dhe kanë kërkuar sqarime lidhur me moskalimin e pagës së muajit gusht dhe se çfarë pritet të ndodhë.
Ndërkohë bëhet me dije se në orën 15:00, të gjithë kryetarët e gjykatave do të mblidhen në Gjykatën e Lartë për të diskutuar situatën e krijuar dhe moskalimin e pagës.
Edhe në sistemin e prokurorisë është zhvilluar një takim për këtë çështje. Kryeprokurori Olsian Çela ka mbledhur prej orës 10:00 drejtuesit e prokurorive për të diskutuar problematikën.
Një ditë më parë lidhur me ccështjen ka reaguar dhe Gjykata Kushtetuse duke sqaruar se për këtë çështje është shprehur në vendimin e datës 17 shkurt 2026, ku thuhet se është detyrimi i Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme. Sipas Kushtetueses në këtë vendim është përcaktuar standardi kushtetues duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse.
Gjykata theksoi se arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

