Lajme Zone
“Shqipëria duhet të çlirohet nga Rama”/ 101 ditë protesta, Nard Ndoka: Duhet të largohet, çdo ditë në pushtet është kosto për vendin
PolitikëBalkanWeb

“Shqipëria duhet të çlirohet nga Rama”/ 101 ditë protesta, Nard Ndoka: Duhet të largohet, çdo ditë në pushtet është kosto për vendin

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar situatën politike në vend dhe protestat që prej 101 ditësh zhvillohen kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri duhet të largohet nga pushteti, pasi qëndrimi i tij në detyrë përbën një kosto për Shqipërinë.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar situatën politike në vend dhe protestat që prej 101 ditësh zhvillohen kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri duhet të largohet nga pushteti, pasi qëndrimi i tij në detyrë përbën një kosto për Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Vila24”, Ndoka deklaroi se dita më e mirë për të do të ishte ajo kur Edi Rama të largohej nga qeverisja. “Mëngjesi im më i mirë do të jetë kur Shqipëria të çlirohet dhe Rama të largohet”, u shpreh Ndoka. Duke folur për kryeministrin, ai tha se Rama do të ishte më mirë në opozitë, duke argumentuar se pushteti ka ndikuar negativisht në qeverisjen e tij. “Rama më mirë në opozitë, e prishi pushteti. Është mirë të largohet. Çdo ditë në karrige është kosto për vendin”, deklaroi ai. Ndoka theksoi gjithashtu se Rama ndodhet në një nga nivelet më të këqija të mbështetjes politike, duke përmendur si një prej treguesve edhe protestat e zhvilluara gjatë 101 ditëve të fundit.

“Është në kuotat më të këqija, përfshirë edhe protestat”, tha kreu i PDK-së. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb