Real Madrid-Inter është superdueli në nisje të sezonit të ri të Champions League. Sonte ngre siparin kompeticioni më i lavdishëm për klube, teksa në orën 21:00 ‘galaktikët’ e Jose Mourinhos përballen me kampionët e Seria A. Për ‘special 1’ ky është një takim me të kaluarën, pasi emri i Mourinho-s lidhet me historinë e zikaltërve. Para duelit portugezi ka mohuar te ketë hatër mbetje me Christian Chivu-n, ndërsa ka vlerësuar jashtëzakonisht Interin, por ka shtuar se ‘është i habitur se si kjo skuadër nuk e ka fituar Champions League vitet e fundit’. Sakaq trajneri i Interit Criatian Chivu thotë se ‘Jose Mourinho është një person i veçantë për të’ dhe se ‘skuadra ka detyrim të ngrihet në lartësinë e emrit të Interit’. Për supersfidën foli edhe kapiteni i zikaltërve Lautaro Martinez i cili u shpreh se ‘Champions League është një objektiv për Interin, por jo fiksim’. Zikaltërit sonte do të jenë pa shërbimet e Dimarco-s dhe Djed Spence, ndërsa te Real Madrid ka mungesa të theksuara të mesfushë. Mourinho nuk ka në dispozicion Camavinga-n, Arda Guler, Bernardo Silva-n, Rodrygo-n, Eder Militao-n dhe Raul Asensio-n. LEXO edhe...Superdueli Real-Inter, Mourinho përplaset me gazetarin: Kush të tha që kam marrëdhenie të keqe me Chivu-n?! Zikaltërit duhet të kishin fituar Champions-in Ndeshje interesante në orën 21:00 janë Dortmund-Villareal në Gjermani, Lille-Betis në Francë dhe sidomos Porto ndaj Manchester City-t në Portugali. Mbrëmja do të nisë që në orën 18:45 kur AEK-u i shqiptarëve do të presë në Greqi LASK-un e Austrisë. Stavro Pilo pritet të jetë titullarë në këtë duel, ndërsa në dyshime është portieri Thomas Strakosha. Ky i fundit vuan nga një dëmtim dhe është në pikëpyetje për këtë përballje. Sfida tjetër e orës 18:45 është mes Club Brugge dhe Aston Villa-s. Java e parë e Champions League, ndryshe nga 7 javët e tjera, luhet në 3 ditë. Nga e marta në të enjte. Ne.k./SI.E./ReportTv.al AEK dortmund Manchester City Cristian Chivu Jose Mourinho real madrid Inter champions league Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.2% Nuk e di 6.3% Vota total: 1418 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

