Lajme Zone
Shkelja me tenderët e Unazës së Madhe dhe Llogarasë, Balluku paraqitet në SPAK! Avokati Kalia: Do të ketë zgjatje të hetimeve (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shkelja me tenderët e Unazës së Madhe dhe Llogarasë, Balluku paraqitet në SPAK! Avokati Kalia: Do të ketë zgjatje të hetimeve (VIDEO)

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe e Tiranës dhe te Tuneli i Llogarasë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar përreth 30 minuta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në ambientet e jashtme të SPAK është vënë re një prezencë e madhe policie. LEXO edhe...Protestat në Tiranë, Bardhi akuza Ramës dhe Ballukut për veprimet e policisë: Paguhen nga shqiptarët, jo për të mbrojtur pushtetarët Burime për Report tv bëjnë të ditur se Belinda Balluku është paraqitur në SPAK bashkë me avokatin e saj, Ardian Kalia. ‘Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje’, mësohet të ketë thënë avokati i Ballukut gjatë paraqitjes në SPAK. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë. Po ashtu Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. SPAK i sekuestroi Ballukut 2 vila, një në Dhërmi dhe një në Palasë, të cilat dyshohet se ishin fshehur nën emrin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare. Vilën në Palasë, e cila ishte një vilë super-luksoze, sipas hetimeve të SPAK, Balluku e kishte marrë në formë ryshfeti për dhënien e tenderave, në kohën kur drejtonte Autoritetin Civil. Lajm në përditësim... R.Xh/SI.E./ReportTv.al SPAK heton Ballukun Ardian Kalia belinda balluku spak Komento Komente Lushnja 1: 20/10/2026 10:09 Rama duhet ta kishte dorzuar me pare kete e gysin Përgjigju Turi: 20/10/2026 09:41 Bela, pjeshka e klaneve kriminale. Po akoma nuk u ngope duke u shkepur o bela? Përgjigju lol: 20/10/2026 09:06 rama beri reforma te thella ky esht risultati do sdo duhet be shtet te korruptuarit te kapen Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 7965 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?