Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentë dhe akademikë e përzënë: Ik! Duam dorëheqjen e tij


Kryeministri Edi Rama ka dërguar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, para Kryeministrisë për të përcjellë ftesën e qeverisë për dialog me studentët dhe qytetarët që prej ditësh protestojnë në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka dërguar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, para Kryeministrisë për të përcjellë ftesën e qeverisë për dialog me studentët dhe qytetarët që prej ditësh protestojnë në Tiranë. Por prania e saj nuk është pritur mirë nga protestuesit. Studentë dhe akademikë e kanë kundërshtuar, duke i kërkuar të largohet dhe duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Manjola Hasa u shpreh se nuk kishte mbërritur për të bërë deklarata politike apo për të komentuar reagimet e studentëve dhe qytetarëve, por për të përcjellë ftesën e hapur të kryeministrit për dialog. “Nuk jam këtu për të bërë deklarata politike. As për reagimet e studentëve, apo çdo qytetari që të protestojë. Jam këtu nga ftesa e hapur e kryeministrit për dialog. Kush është i interesuar për dialog… Nëse ka studentë, qytetarë që të dialogojnë, për këtë jam këtu. Nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimeve. Jam në emër të qeverisë shqiptare, për ftesën për dialog.”, tha Hasa. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta