Unë nuk i heq asnjë presje gjithë sa kam thënë për tradhtinë antisosialiste me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, as për korrupsionin e Belindës, as për përqendrimin e pushtetit në pak duar, as për rrënimin e demokracisë brenda PS-së, as për duopolin e sistemit zgjedhor. Por, kur shoh duart e bashkuara të Iranit, Rusisë, Serbisë, Albinit dhe Saliut në plaçkitjen e pronës dhe në sulmet vrasëse ndaj Policisë së Shqipërisë, gjykoj se kjo i bën shumë njerëz jopartiakë të harrojnë fajet dhe mungesën e reflektimit të Ramës. Sepse kjo është tradhti ndaj kombit, ky është korrupsion mbi korrupsionet. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Gjaku i policëve është gjaku i shtetit! Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte Dhuna nuk mund të jetë mjet politik në funksion të së ardhmes, por vetëm në funksion të prapakthimit. Legjitimimi i dhunës do të përbënte një precedent të rrezikshëm. Këto lloj protestash, që shoqërohen me shkatërrime, nuk janë revolucion Antifa, por kryengritje Profa. Si mund të vetëquhet e majtë një partiçkë që promovon aksione fashiste kundër pronës dhe mjaftohet vetëm me ndonjë deklaratë të vakët në favor të protestës paqësore, për t'iu vërsulur më pas policisë dhe për t'i bërë asaj presion politik? Metodat fashiste e komprometojnë moralin e kërkesave për drejtësi, barazi politike, ndëshkimin e korrupsionit dhe mirëqenie më të lartë për shumicën e shoqërisë. Sigurisht, nuk jam dakord me ato pjesë të reagimit të Kryeministrit që interpretohen me të drejtë si provokuese. E mirëkuptoj tensionin, por lartësia e përgjegjësisë nuk lejon, sidomos në këto momente, asnjë lëshim drejt gjuhës provokuese. R.Xh/ReportTv.al petro koçi proteste protestat kunder qeverise Tirane policia Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 8050 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

