Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të vrasjes së dyfishtë një ditë më parë në Kamëz, ku viktima mbetën vëllezërit Selam e Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur Shefqet Islamaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Manzi ka deklaruar para Policisë se sherri me 3 vëllezërit ka nisur pas një debati për kalimin e betonieres pasi vellëzërit po ndërtonin aty një mur. LEXO edhe...E rëndë në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy vëllezërit, plagoset i treti! Shkak një konflikt për murin rrethues, pranga autorit ushtarak (EMRAT+VIDEO) Ai tha se aty kishte dy rrugë dhe se familjarë të tij i kishin thënë 3 vëllezërve të kalonin te rruga tjetër betonieren për shkak se bënte zhurmë me manovrat. 3 vëllezërit sipas autorit Manzi nuk kanë pranuar dhe u janë përgjigjur keq. Po ashtu, autori i dyshuar tha se njëri prej vëllezërve, Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prondërit e tij. Manzi tha se pasi mori vesh këtë lajm, u nxeh dhe goditi Shefqet Islamajn. Më pas sipas tij në konflikt u përfshinë edhe 2 vëllezërit e tjerë të Shefqetit, ç’ka sipas tij e detyroi të përdorte armën e zjarrit. "Vëllezërit kanë qenë duke kryer punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata nuk pranuan dhe na u kthyen keq. Shefqet Islamajn kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha, dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Selam Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë, të cilën e kisha në shtëpi", tha mes të tjerash autori Manzi. Arma e zjarrit e përdorur në krim ishte pistoletë TT dhe ishte arma e shërbimit e Ngushëllim Manzit, i cili ishte pjesë e Policisë Ushtarake. R.Xh/ReportTv.al Ngushëllim Manzi kamez vrasje vrasje me armë zjarri Shefqet Islamaj Selam Islamaj Nazmi Islamaj Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 8114 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

