Thirrja e kryeministrit Edi Rama për dialog, pas shtatë ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe akte dhune, është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka krahasuar Ramën me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. “Rama si Lukashenko! Diktatorët janë njësoj!”, shkruan Bardhi në një reagim të shkurtër në rrjete sociale. LEXO edhe...Protestat e dhunshme/ Rama paralajmëron: Po studiojmë nëse do të duhet ta ulim moshën për dënimin penal Sipas deputetit demokrat, ftesat për dialog të Ramës nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por fitimin e kohës. Në reagimin e tij Bardhi hedh gjithashtu akuza për vjedhje zgjedhjesh, dhunë dhe kërcënime, duke pretenduar se Rama dhe Lukashenko veprojnë njësoj por edhe fundin e kanë të njëjtë Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: “RAMA SI LUKASHENKO!DIKTATORËT JANË NJËSOJ! Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcënojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtë.” Ora 12:56 Përmbysën karriget e dialogut para Kryeministrisë, Meta përgëzon grupin e pedagogëve: Demonstrim i shkëlqyer! Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës së një grupi pedagogësh në Tiranë, mes të cilëve ishin edhe vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, si dhe figura të tjera të lidhura me PD-në.Në një postim nga burgu, aleati politik i Berishës e ka cilësuar tubimin një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe duke bërë thirrje për mbështetjen e tyre.Protesta e grupit të pedagogëve u zhvillua pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog. Pjesëmarrësit marshuan drejt Kryeministrisë, ku përmbysën karriget e vendosura për dialog dhe grisën pankartat me këtë mbishkrim, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë.Postimi i plotë i Ilir Metës:“Protesta e pedagogëve është një demonstrim i shkëlqyer i ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë nga të rinjtë. Të mbështesim pedagogët, gjimnazistët, të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një arsim cilësor dhe dinjitoz, për një Atdhe të përparuar të njerëzve të ditur. PA RINI NUK KA SHQIPËRI!” Share U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama Aleksander lukashenko Komento Komente Linda: 20/10/2026 12:57 Gaz krimineli drogaxhiu ,kur i vuri flaken viles se Enverit qe desh u dogjen te gjalle njerzit qe ishin brenda nuk e hetoj Braho dhe per Elbasanin se hetoj as kush nga te Dumanit! Përgjigju gaz bardha: 20/10/2026 12:48 Bardha ti sduhet te flasesh Gjaku i Xhuvanit eshte ende i fresket Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8205 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
