Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar skenarin për krijimin e një partie rezervë të mazhorancës, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka ngarkuar Pjerin Ndreun dhe të birin për këtë projekt politik të lidhur ngushtë me interesat e pushtetit.
Në mbështetje të denoncimit të tij, Berisha ka publikuar komunikime nga grupe studentësh, ku diskutohet bojkoti, paraqitja e kërkesave dhe krijimi i një force të re politike që do të përfaqësonte interesat e tyre.
Në mesazhet e publikuara, sipas Berishës i biri i Pjerin Ndreut, Kristian Ndreu flet për nevojën e një alternative të re politike përtej protestave, ndërsa në një tjetër komunikim propozohet që senatorët e grupeve t’i drejtohen dekanatit për të kërkuar garanci se studentët nuk do të penalizohen për shkak të bojkotit. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

