Që prej mbrëmjes së djeshme në vend janë rikthyer reshjet e shiut, të shoqëruara edhe me shtrëngata. Për shkak të kësaj situate trafiku në kryeqytet paraqitet i rënduar në disa prej akseve kryesore rrugore. Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, është krijuar një trafik kilometrik Përgjatë Unazës së Madhe, Laprakë, Don Bosko, zona e Ali Demit, Astir dhe Sauk, ëhtë krijuar një trafik kilometrik. Që në orët e para të mëngjesit qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrugë. Edhe në disa qarqe të tjera të vendit reshjet e shiut kanë krijuar disa problematika. Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes, ndërsa në terren ndodhen kompanitë e mirëmbajtjes së rrugës. LEXO EDHE:Tritol në murin e banesës së një 55-vjeçari në Bathore, shpërthimi dëmton edhe makinën e të birit (EMRI) Në Durrës disa rrugë patën prezencë të shtuar uji duke vështirësuar qarkullimin. Fatmirësisht sitiata tani paraqitet e qetë dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht. Në Lezhë reshjet shiut shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e energjisë. lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:57 Moti i keq shkakton ndërprereje të energjisë elektrike në Lezhë! Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës.Në lagjen Skënderbej, një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa. Ngjarja krijoi shqetësim tek banorët, ndërsa në njërën prej shtëpive janë konstatuar dëmtime të pajisjeve elektrike. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 09:07 Reshjet e shiut në Kukës, rënie inertresh në disa akse! Drejtuesit këshillohen të lëvizin me kujdes (VIDEO) Reshjet e shiut kanë përfshirë qarkun e Kukësit që prej orëve të pasdites së djeshme, kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qytete dhe në disa akse rrugore nacionale.Reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh inerte në disa akse rrugore nacionale. Deri më tani nuk raportohet për bllokime të qarkullimit pasi kompanitë e mirëmbajtjes rrugore kanë ndërhyrë për largimin e gurëve dhe materialeve inerte të rëna në rrugë.Ndryshe, reshjet e shiut janë të mirëpritura për sektorin energjetik, veçanërisht për hidrocentralin e Fierzës, i cili gjatë muajve të verës është përballur me prurje të kufizuara nga burimet që furnizojnë liqenin, çka ka bërë që niveli i Fierzës të zbresë në kuotën 265 metra mbi nivelin e detit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:56 Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, prezenca e shtuar e ujit vështirësoi qarkullimin e mjeteve (VIDEO) Reshjet e shiut që përfshinë Durrësin mëngjesin e kësaj të premteje bënë që disa rrugë të qytetit të mbulohen nga uji.Situata ishte më problematike ishte në zonën pranë stadiumit, në rrugën “Taulantia” dhe përgjatë bregdetit, ku uji në rrugë vështirësoi qarkullimin e automjeteve.Ndërkohë tani raportohet uji është larguar nga rruga, dhe automjetet vijojnë qarkullimin normalisht. SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: trafiku ne tirane moti reshje shiu Tirane trafik Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 32.9% Nuk e di 6.6% Vota total: 1969 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
