“Pasi dëgjuam me kujdes të gjitha qëndrimet, u bë e qartë se ky projekt ka krijuar përçarje të tilla, saqë pavarësisht nivelit të mbështetjes, ai nuk i shërben më objektivit për të cilin u propozua. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë. dhe do të mbetet gjithmonë, të bashkojmë dhe të përmirësojmë. Për këtë arsye, kjo nismë nuk do të çojë më përpara.” Me këtë deklaratë zyrtare, FIFA ka hequr dorë nga plani për t’ua shitur fondeve private të drejtat e Kupës së Botës, përmes krijimit të një kompanie të re të kontrolluar që do të administronte të drejtat tregtare të turneut. LEXO edhe...Si mbeti i vetëm Infantino? Dorëheqjet dhe revolta që detyruan FIFA-n të tërhiqej nga 'shitja' e Kupës së Botës Kjo ide shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit dhe më gjerë. Ajo hapi një përplasje të drejtpërdrejtë me UEFA-n, e cila ishte gati të bojkotonte projektin, ndërsa solli edhe tronditje brenda vetë FIFA-s. Si pasojë, këshilltari i lartë i FIFA-s, Carlos Cordeiro, dha dorëheqjen, ndërsa drejtori operativ Kevin Lamour akuzoi presidentin Gianni Infantino duke deklaruar: “Infantino na mashtroi.” “Nisma FIFA Forward Enterprise, thuhet në deklaratën e firmosur nga presidenti i FIFA-s, u konceptua për të krijuar një bazë që do të forconte edhe më tej shoqatat tona anëtare dhe zhvillimin e futbollit në mbarë botën, veçanërisht në vendet që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Gjithashtu, siç kemi theksuar që në fillim, ky projekt do të realizohej vetëm nëse do të kishte mbështetjen e shumicës së federatave anëtare të FIFA-s dhe gjithmonë pas konsultimeve me to, me Këshillin e FIFA-s, konfederatat kontinentale dhe të gjitha palët e interesuara.” “Nga ky moment e në vazhdim, premton Infantino, objektivi im në ditët dhe javët në vijim do të jetë të ribashkoj të gjitha palët e përfshira, në frymën e interesit të përbashkët për sportin tonë, me synimin për të vazhduar zhvillimin e futbollit në të gjithë botën, veçanërisht në vendet që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë.” Infantino u kishte ofruar të gjitha 211 shoqatave anëtare 40 milionë dollarë nëse ato mbështesnin një propozim për investime private në turnetë e tyre, duke përfshirë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra. 55 shoqatat anëtare të futbollit evropian, UEFA, u shprehuan unanimisht kundër këtij projekti. Ky plan i Infantino, i propozuar menjëherë pas Kupës së Botës në Amerikën e Veriut, parashikonte se 20% të aksioneve të aktiviteteve kryesore dalin në shitje, me qëllim përfitimin e një shifre që shkon deri në 4.2 miliardë dollarë, që më pas do ti ndahej federatave në të gjithë botën. Megjithatë raportimet se pas këtij investimi fshihen familjarë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump ngritën në alarm në botën e futbollit. SI.E./ReportTv.al FIFA Gianni Infantino uefa Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 58.4% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 26% Vota total: 1098 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?

