Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen dy persona në Laç, sekuestrohen 126 doza kokainë dhe kanabis

Operacioni i koduar “Quick Strike 2” është finalizuar nga Policia e Lezhës në kuadër të planit operacional “Shkolla të Pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

Në pranga kanë rënë dy shtetas, Vanes Ruçi 23 vjeç dhe Agron Gjetdoçaj 36 vjeç, banues në Laç, të cilët u kapën në flagrancë pranë një shkolle në këtë qytet.

Gjatë kontrolleve fizike dhe atyre në banesat e tyre, policia sekuestroi 113 doza të dyshuara kanabisi, 13 doza kokaine, municion luftarak dhe dy telefona celularë. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të arrestuarit ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit, kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Lezhëpolicia