Foto Pamfleti / Në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Klodian Braho zbuloi se Vlora Hyseni, nëpërmjet Jurgen Koles, kishte përgjuar shefat, prokurorët e zyrtarët e SPAK-ut dhe familjarët e tyre, për të zbuluar provat e dosjes 'Agasi' dhe për të ushtruar presion. Ndërsa SPAK-u kishte përgjuar shefat e SHISH-it për të krijuar dosje presioni. Dy strukturat e sigurisë, në vend që të bashkëpunonin, përgjonin njëra-tjetrën... Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar u trajtua skandali i rëndë i Drejtores së SHISH-it, Vlora Hyseni, që vuri strukturën e inteligjencës në dispozicion të jaranit të saj Ergys Agasi dhe, nëpërmjet tij, në shërbim të krimit të organizuar.
Në atë mbledhje, Drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, bëri prezent një skandal tjetër të Vlora Hysenit, me urdhër të së cilës dhe nëpërmjet Drejtorit Operacional të SHISH-it, Jurgen Kole, kishte organizuar e kryer përgjime të paligjshme të shefave, prokurorëve e zyrtarëve të SPAK-ut dhe familjarëve të tyre.
Përgjimi që SHISH-i u bëri zyrtarëve të SPAK-ut kishte si qëllim të zbulonte burimet e informacioneve për çështjen "Agasi" në lidhje me AKSHI-n dhe gjithë veprimtarinë e tij kriminale.
Donin të kishin dijeni për provat, dëshmitarët, ecurinë e hetimeve, ndonjë lidhje të errët të prokurorëve të çështjes dhe masat penale që do të caktoheshin për këtë grup të strukturuar.
Dhe gjurmimet e përgjimet që u janë bërë familjarëve të zyrtarëve të SPAK-ut kishin si qëllim zbulimin e ndonjë veprimtarie të paligjshme të tyre, për t'i përdorur si mjet presioni ndaj shefave të SPAK-ut e prokurorëve për pushuar çështjen "Agasi".
Nga ana tjetër, vetë SPAK, në materialin hetimor të dosjes "Agasi", deklaron se ka kryer gjurmime e përgjime të aktivitetit të Vlora Hysenit dhe të disa shefave të SHISH-it, që merrnin urdhëra prej saj, për të kryer operacione ndaj zyrtarëve të SPAK-ut dhe familjarëve të tyre.
Ligjërisht, SHISH-i ka të drejtë të kryejë gjurmime e përgjime për përmbushjen e detyrës në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare; ndërsa SPAK ka të drejtë të kryejë gjurmime e përgjime në funksion të hetimeve që kryen ndaj krimit të organizuar.
Veçse në këtë rast një ka dallim: SHISH-i i kryen gjurmimet dhe përgjimet në mënyrë të pavarur dhe gjetjet ia dërgon prokurorisë, policisë, SPAK-ut e agjencive të tjera të Antikrimit, Antimafies e Antiterrorit, dhe të përmbledhura ia dërgon kryeministrit si autoritet epror.
Ndërsa SPAK kryen gjurmime e përgjime të autorizuara vetëm me vendim gjykate, dhe vetëm pas fillimit të hetimeve, mbështetur në procedime të policisë, denoncime, kallëzime, publikime në media, raporte të KLSH-së, institucioneve dhe agjencive shtetërore.
Skandali i njëjtë në këtë rast është fakti që shefat e SHISH-it kanë përgjuar zyrtarët e SPAK-ut dhe familjarët e tyre në mënyrë të paligjshme, për të marrë informacione lidhur me hetimet e jaranit të drejtores Vlora Hyseni, dhe nëpërmjet tij për hetimet ndaj grupeve kriminale.
Pra, kemi një shtet horrash, ku shefat e SHISH-it në mënyrë private përgjonin shefat dhe prokurorët e SPAK-ut dhe u jepnin informacione grupeve kriminale.
Ndërsa shefat e SPAK-ut përgjonin shefat e SHISH-it, për t'u zbuluar përfshirje në veprimtari të paligjshme, me qëllim që të krijonin dosje për presione, në vend që këto dy struktura të kryenin detyrimin kushtetues për shkëmbimin e informacioneve në shërbim të sigurisë kombëtare dhe goditjes së krimit./Pamfletispak shish shteti i horrave Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë ‘Raiffeisen Bank’, skandal pas skandali: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers 5 Tetor 2026, 16:1416:14Dosja e zezë Nga Senegali, në SHBA e Tiranë: Ron Yeffet, një histori aferash pa kufij 4 Tetor 2026, 20:3620:36Dosja e zezë Policia e Shtetit në borderotë e basteve ilegale: Arrestime sa për statistikë, ndërsa bosët pastrojnë milionat në beton 4 Tetor 2026, 14:3114:31Dosja e zezë Afera "4IG" alarmon çetën e Orban, ministri që i hapi dyert Gellért Jászai arratiset në Zvicër; shtohen ethet te 'One Albania' 3 Tetor 2026, 16:4016:40Dosja e zezë Si u katapultua Laura Saro (Plaku) në krye të AIDA-s? Paratë e Bankers, betoni i Peqinit dhe rrjeti i bizneseve familjare në Londër 2 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë SPAK tek dera e ARRSH-së: Aferat korruptive të Ami Kozelit dhe pazaret për rrugët me oligarkët e betonit 1 Tetor 2026, 19:0019:00Dosja e zezë

