Lajme Zone
Shira rekord në Japoni, përmbytje dhe rrëshqitje dheu/ Humbin jetën të paktën tetë persona, mijëra persona bllokohen në aeroportin e Tokios
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shira rekord në Japoni, përmbytje dhe rrëshqitje dheu/ Humbin jetën të paktën tetë persona, mijëra persona bllokohen në aeroportin e Tokios

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Japoninë lindore, pasi reshje rekord dhe të përshkruara nga autoritetet si “të paprecedenta” kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Japoninë lindore, pasi reshje rekord dhe të përshkruara nga autoritetet si “të paprecedenta” kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Mijëra persona mbetën të bllokuar në aeroportin Narita të Tokios dhe në qendra të tjera transporti.

Prefektura Chiba, pranë Tokios, është një nga zonat më të goditura. Autoritetet raportojnë se janë regjistruar më shumë se 100 milimetra shi në orë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në zonë dhe rreth trefishi i reshjeve mesatare të muajit gusht.

Reshjet kanë ndërprerë energjinë elektrike për më shumë se 20 mijë familje, ndërsa më shumë se 100 mijë familjeve iu kërkua të evakuoheshin pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut rrezikuan zonat e banuara.

Sipas raportimeve të mediave japoneze, të paktën tetë persona kanë humbur jetën. Mes viktimave është një grua që humbi jetën brenda automjetit të saj, i cili u përfshi nga ujërat e përmbytjes. Dy persona të tjerë u rrëzuan në rrugë dhe më vonë humbën jetën.

Guvernatori i Chibës, Toshihito Kumagai, e cilësoi situatën si jashtëzakonisht të pazakontë edhe për standardet e motit ekstrem në Japoni.

Autoritetet kanë vendosur shpëtimin e njerëzve si prioritet, ndërsa paralajmërojnë se rreziku nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut mbetet i lartë.

Moti ekstrem ka shkaktuar probleme të mëdha edhe në transport. Mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar gjatë natës në aeroportin Narita, ndërsa shërbimet hekurudhore u ndërprenë dhe disa autostrada kryesore u mbyllën.

Reshjet pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të së premtes, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Top Channel