Lajme Zone
Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, akuzohet për posedim lëndësh narkotike
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, akuzohet për posedim lëndësh narkotike

Është vënë në pranga Siciljan Cakrajn, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me lëndët narkotike.

Është vënë në pranga Siciljan Cakrajn, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me lëndët narkotike. Cakraj është arrestuar në zonën e Astirit në Tiranë nga forcat operacionale, ndërsa pas arrestimit pritet të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë. Siciljan Cakraj është djali i Petrit Cakraj, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobres. 23-vjeçari u vra në Mat në korrik të vitit 2025, ndërsa nga pamjet filmike u konfirmua se ishte rrëmbyer dhe u vra nga Cakraj dhe vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj. Top Channel