Turizmi kulturor në Shqipëri po përjeton një nga periudhat më të mira historike. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat më të fundit, ku bëhet e ditur se gjatë periudhës janar–gusht 2026, sitet tona kulturore janë vizituar nga 1,062,067 vizitorë vendas dhe të huaj.
Kjo shifër shënon një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara: +65% krahasuar me vitin 2023 Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. +21.3% krahasuar me vitin 2024 +5% krahasuar me vitin 2025 Ndarja sipas kategorive të siteve: Parqet arkeologjike: 448,711 vizitorë Kalatë dhe monumentet e kulturës: 312,220 vizitorë Muzetë kombëtarë: 301,136 vizitorë Sitet më të preferuara nga turistët: Kalaja e Gjirokastrës: 223,280 vizitorë Parku Kombëtar i Butrintit: 204,867 vizitorë Parku Arkeologjik i Shkodrës: 135,293 vizitorë Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (Krujë): 104,128 vizitorë Parku Arkeologjik i Apolonisë: 91,764 vizitorë Muzeu Ikonografik “Onufri” (Berat): 70,143 vizitorë Rritja e vazhdueshme e numrit të vizitorëve konfirmon se trashëgimia kulturore po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të ofertës turistike shqiptare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Ramaturizmi

