Shënohet sot dita e 101 e protestës qytetare ku kërkesë kryesore mbetet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë protesta e djeshme, dita e 100 e revoltës, ka marrë jehonë në mediat ndërkombëtare. Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka deklaruar se fillimisht protesta ka nisur si kundërshti ndaj projektit në Zvërnec, por se më tej është shndërruar në një lëvizje ku kërkohet dorëheqja e qeverisë. “Për 100 ditë, njerëzit kanë dalë në rrugë çdo natë për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kundër një plani për një resort luksoz. Kjo që shihni ishte një skenë rreth një orë më parë në Tiranë, Shqipëri. Producenti im më thotë se protestat vazhdojnë edhe në këtë orë, në fakt. Projekti është planifikuar në një brez ekologjikisht të ndjeshëm të bregdetit të Adriatikut, siç ju kemi treguar këtu në emision, shtëpi për një sërë kafshësh të egra, përfshirë flamingot — prandaj edhe shihni se flamingot janë bërë një ikonë e vërtetë e kësaj proteste. Resorti është gjithashtu i mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Protesta nisi kështu, por është zgjeruar me thirrje që qeveria të japë dorëheqjen. Do të vazhdojmë ta ndjekim këtë histori siç kemi bërë deri tani”, shprehet ajo. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

