Lajme Zone
Sherri pranë Kalasë, dëshmitari: Adoleshentët goditën me thikë një burrë dhe u larguan me vrap
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri pranë Kalasë, dëshmitari: Adoleshentët goditën me thikë një burrë dhe u larguan me vrap

Detaje të reja kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me konfliktin e raportuar mbrëmjen e sotme pranë Kalasë së Tiranës, në zonën e Pedonales.

Detaje të reja kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me konfliktin e raportuar mbrëmjen e sotme pranë Kalasë së Tiranës, në zonën e Pedonales.

Një dëshmitar që pretendon se ka qenë në vendngjarje ka deklaruar për JOQ Albania se një grup adoleshentësh, rreth moshës 15-17 vjeç, janë përfshirë në konflikt me një burrë rreth të 40-ave, i cili më pas ka mbetur i plagosur.

Sipas dëshmisë, burri është dhunuar nga grupi dhe është goditur dy herë me thikë, ndërsa më pas adoleshentët janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitari thotë se i plagosuri ka qëndruar i shtrirë në trotuar për disa minuta, ndërsa më pas është marrë nga ambulanca dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës.

“Dy herë ja kishin ngulur, në bark dhe në kurriz”, pretendon dëshmitari, duke shtuar se në momentin e ngjarjes zona kishte shumë njerëz dhe turistë.

Po sipas tij, policia ka mbërritur rreth 15 minuta pas ngjarjes.

JOQ Albania thekson se këto të dhëna bazohen në dëshminë e një personi të pranishëm pranë vendngjarjes dhe nuk përbëjnë informacion zyrtar. Deri në këto momente, Policia e Tiranës nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen dhe shkaqet që çuan në konflikt mbeten të paqarta.