Lajme Zone
Po rregullonte depozitën e ujit në banesë, 27-vjeçarin e zë korenti dhe humb jetën
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Po rregullonte depozitën e ujit në banesë, 27-vjeçarin e zë korenti dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e një linje elektrike të tensionit të lartë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e një linje elektrike të tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu, i identifikuar si Roland Toshi, ndodhej në banesën e xhaxhait të tij.

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari po rregullonte depozitën e ujit të vendosur mbi banesë, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me telat e linjës së tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

Pas incidentit, i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të mënyrës se si 27-vjeçari ra në kontakt me linjën elektrike.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.