Lajme Zone
Dinamo fiton në shtesë me 10 lojtarë, zhgënjen Skënderbeu
SportCNA

Dinamo fiton në shtesë me 10 lojtarë, zhgënjen Skënderbeu

Dinamo ka marrë një fitore dramatike ndaj Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Përballja e zhvilluar në impiantin "Elbasan Arena" u vendos vetëm në minutat e fundit shtesë me rezultatin minimal 0-1. Gjatë takimit, skuadrës dinamovite iu anuluan dy gola pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Së pari u anulua goli i realizuar nga Malomo në minutën e 18-të për pozicion jashtë loj

Dinamo ka marrë një fitore dramatike ndaj Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores.

Përballja e zhvilluar në impiantin "Elbasan Arena" u vendos vetëm në minutat e fundit shtesë me rezultatin minimal 0-1.

Gjatë takimit, skuadrës dinamovite iu anuluan dy gola pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Së pari u anulua goli i realizuar nga Malomo në minutën e 18-të për pozicion jashtë loje.

Më pas, në minutën e 60-të, gjyqtari bëri të pavlefshëm edhe një supergol të realizuar nga Lorenco Vila.

Gjërat u komplikuan për ekipin e Ilir Dajës në minutën e 88-të, kur Eridon Qardaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, goli i fitores për kryeqytetasit erdhi në minutën e 92-të përmes sulmuesit Florenc Farruku.

Me këtë sukses, Dinamo merr tri pikët e para të sezonit dhe ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Skënderbeu mbetet i teti me një pikë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.