Lajme Zone
Tronditet Mali i Zi/ Ekzekutohen me armë tre persona në një poligon
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tronditet Mali i Zi/ Ekzekutohen me armë tre persona në një poligon

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi. Tre persona j...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi. Tre persona janë ekzekutuar me armë zjarri në një poligon qitjeje në Danilovgrad.

Viktimat janë Petar Globareviç 24 vjeç nga Podgorica, Momir Radonjiç 67-vjeç nga Danilovgrad dhe Nemanja Kapor 20 vjeç nga Podgorica, të gjithë punonjës të poligonit të qitjes "Ceska zbrojevka" afër Danilovgradit.

Policia është në kërkim të shtetasit rus Mikhail Shabunin 30 vjeç me dyshimin se është autori i vrasjes së trefishtë në Danilovgrad.

Autoritetet po vijojnë kërkimet për autorin i cili dyshohet se është arratisur me një Seat Cordoba PG AC 472 pasi kreu vrasjet.

Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.