Një konflikt në banesën e një gruaje në Rrogozhinë përfi me nxjerrjen e një kallashnikovi dhe kërcënime për vrasje, ndërsa ndërhyrja e Policisë shmangu përshkallëzimin e situatës. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së dielës, kur 35-vjeçari me inicialet A. S., nga Tirana, po shkonte në banesën e një 36-vjeçareje për arsye ende të panjohura. Në banesë ndodheshin edhe A. I., 26 vjeç, dhe O. T., 21 vjeç, të dy banues në Peqin. LEXO edhe...Punimet në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Ritme të larta në 6 fazat e para! Për motive që Policia i cilëson si të dobëta, 26-vjeçari dyshohet se nxori një armë zjarri tip kallashnikov dhe kërcënoi me vrasje 35-vjeçarin. Pas njoftimit, efektivët lokalizuan banesën dhe gjatë kontrollit sekuestruan kallashnikovin dhe municion luftarak të fshehur nën divan. Për ngjarjen u arrestua A. I., i akuzuar për kanosje dhe mbajtje pa leje të armës, ndërsa në pranga përfi edhe 21-vjeçari O. T. për moskallëzim krimi. Në gjendje të lirë po hetohet edhe 36-vjeçarja, pasi sipas Policisë nuk ndodhej në banesë në momentin e konfliktit, por dyshohet për moskallëzim krimi. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit "Rrogozhinë/ Finalizohet operacioni policor “Prevent 2”, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja për jetën Vihet në pranga 26-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën kanosi për vrasje një 35-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Rrogozhinë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prevent 2”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. I., 26 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”; O. T., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Rreth orës 01:00, të datës 13.09.2026, shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po kërcënonte me armë zjarri, për motive të dobëta, një 35-vjeçar. Menjëherë pas marrjes së informacionit, u organizua puna, duke lokalizuar banesën ku ndodheshin shtetasit A. I. dhe O. T. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ku ndodheshin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak. Shtetasi A. I., për motive të dobëta, kishte kanosur për vrasje shtetasin A. S., 35 vjeç, nga Tirana, i cili po shkonte te banesa e një 36-vjeçareje, ku ndodheshin dy shtetasit A. I. dhe O. T. Në vijim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me Prokurorin, nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndaj 36-vjeçares, banuese në Rrogozhinë, e cila nuk ndodhej në banesë kur ndodhi konflikti mes dy shtetasve. Arma e zjarrit dhe municionet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme kriminalistike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm" U.D/E.H/ReportTv.al peqin Rrogozhine kavaje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6% Vota total: 6774 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
