Lajme Zone
Sherri dhe sulmet fizike/ ‘Etika’ pranon kërkesën e PS, përjashton me 60 ditë 6 deputetët e PD, përfshi Këlliçin, Nokën dhe Krekën! 'Falen' 14 të tjerët
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sherri dhe sulmet fizike/ ‘Etika’ pranon kërkesën e PS, përjashton me 60 ditë 6 deputetët e PD, përfshi Këlliçin, Nokën dhe Krekën! 'Falen' 14 të tjerët

Për deputetët që kryesuan sulmet fizike, Nokën, Këlliçin, Palokën, Krekën, Boçin e Xhaferrin, Etika vendosi pranimin e kërkesës së PS dhe përjashtim e tyre me 60 ditë nga Kuvendi. Ndërsa për 14 deputetë që bllokuan foltoren, Etika rrëzoi kërkesën e PS për përjashtimin e tyre me 10 ditë.

Sekretariati i Etikës në Kuvend u mblodh sot online për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë, pas tensioneve në seancën e djeshme në Parlament. Për deputetët që kryesuan sulmet fizike, Noka, Këlliçin, Palokën, Krekën, Boçin e Xhaferrin, Komisioni i Etikës, bazuar në kërkesën e PS, ka vendosur përjashtimin e tyre me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Ndërsa për 14 deputetët e tjerë demokratë që bllokuan foltoren e Kuvendit, Etika rrëzoi kërkesën e PS për përjashtimin e tyre me 10 ditë. LEXO EDHE:Rama publikon fotot e 45 personave me precedentë penal në protestë: Përgatitjet nisën muaj më parë, u futën lëndë eksplozive! Financim nga krimi i organizuar e forca të huaja, PD glasa mbi tortë (EMRAT+VIDEO) Gjatë seancës së djeshme, sherri u përshkallëzua në përplashje fizike, ku deputeti Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha. “Gjithashtu deputetët Belind Kelliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, fyen dhe goditën me shishe uji deputetet e Partisë Socialiste. Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj, Bujar Rexha etj jane sulmuar dhe fyer nga këta deputete gjate procesit të votimit”, thuhej në kërkesën e PS për Etikën. Për 14 të tjerët, kërkohej vetëm 10 ditë përjashtim, pasi roli i tyre u kufizua në bllokimin e foltores. "Deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjese në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare", thuhej në kërkesën e PS për 'Etikën'. Kujtojmë se pavarësisht përplasjeve të forta, në seancën plenare të ditës së djeshme u votuan 6 projektligjet e rendit të ditës dhe 3 projektvendime, mes të cilave edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kuvend PS PD sekretariati i etikes flamur noka belind këlliçi fidel kreka Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12265 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?