Lajme Zone
Sherr për një vend parkimi në Durrës, plagoset me thikë 30-vjeçari
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr për një vend parkimi në Durrës, plagoset me thikë 30-vjeçari

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një 30-vjeçar në qytetin e Durrësit.

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një 30-vjeçar në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr 13.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një debat mes disa personave për vendin e parkimit ka degraduar në përplasje fizike, gjatë së cilës njëri prej tyre është goditur me thikë. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet