Në ditën e 89-të të protestës në Tiranë, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes të pranishmëve, ku protagonist ka qenë edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duken momentet e përplasjes, të cilat kanë shkaktuar tension mes të pranishmëve në tubim. LEXO edhe...‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës 28 ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Ajo bashki s’mban dot veten, jo të na mbajë edhe ne mbi kurriz! (VIDEO) Mësohet se përplasja ka nisur pasi Sali Lushaj dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto në protestë me 2 gishtat lartë. Por kjo gjë tërhoqi vëmendjen e protestuesve të tjerë, të cilët kanë tentuar t’i përzënë Sali Lushaj në dhe eksponentët e tjerë të PD-së nga protesta. Kjo ka shkaktuar edhe përplasjet mes tyre. Ky nuk është episodi i parë i përplasjeve gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë, pasi më herët ka pasur edhe konflikte të tjera mes të pranishmëve. Pak javë më parë, 2 grupe të organizatorëve të protestës u përplasën fizikisht para gjithë të pranishmëve. R.Xh/ReportTv.al sali lushaj protestat kunder qeverise proteste Tirane perplasje sherr PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 3883 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

