Lajme Zone
PolitikëReport TV

‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës 28 ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Ajo bashki s’mban dot veten, jo të na mbajë edhe ne mbi kurriz! (VIDEO)


Për të 28-ën ditë, banorët e Divjakës kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Divjakë me Lushnjën. Megjithëse më të paktë në numër, të pranishmit në tubim kanë premtuar se do të vijojnë qëndresën derisa kërkesa e tyre që Divjaka të mbetet bashki të plotësohet. LEXO edhe...Sherr në tubimin para Kryeministri

Për të 28-ën ditë, banorët e Divjakës kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Divjakë me Lushnjën. Megjithëse më të paktë në numër, të pranishmit në tubim kanë premtuar se do të vijojnë qëndresën derisa kërkesa e tyre që Divjaka të mbetet bashki të plotësohet. LEXO edhe...Sherr në tubimin para Kryeministrisë, ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj përplaset fizikisht me disa protestues të tjerë (VIDEO) Sipas banorëve bashkimi me Lushnjën nuk duhet të ndodhë pasi Divjaka ka krijuar prej vitesh identitetin e saj dhe realiteti sipas tyre tregon se ekonomia e saj është shumë më lartë sesa e bashkive të tjera që nuk fshihen nga harta e re. “Kam bredhur sot gjithë Myzeqenë për punët e mia dhe kur mbërrita në vendin tim u çela, u rinova e u zbukurova. Belinda kërkon me sakrificat e saj dhe politikat e çmendura që Divjakën ta elimonojnë. Jemi të 26-27 si qytet i ri që lulëzon. Si do bashkohem unë me Lushnjën, kur Lushnja nuk mban dot veten. Lushnja nuk na mban neve dot mbi kurriz”, tha një protestues. Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e qytetit me thirrjet ‘arrestoni Ramën’ dhe ‘Divjaka bashki’, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen. R.Xh/E.H/ReportTv.al reforma territoriale proteste divjakë lushnje Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 3882 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?