Lajme Zone
Sherr në lokalin në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë 51-vjeçarin! 6 në pranga, 3 me precedent penalë për drogë (EMRAT+VIDEO)
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr në lokalin në Divjakë, 22-vjeçari kthehet të vrasë 51-vjeçarin! 6 në pranga, 3 me precedent penalë për drogë (EMRAT+VIDEO)

Një sherr me sende të forta u shënua në një lokal të Divjakës, me dy të lënduar. Teksa policia hetonte të zbulonte të gjithë të përfshirët, njëri prej tyre, një 22-vjeçar me precedentë për drogë në Shqipëri dhe Belgjikë, u rikthye disa orë më pas në lokal dhe tentoi të vriste me një pistoletë me silenciator, personin me të cilin u konfliktua. Nga hetimet, u arrestuan në total, 6 persona.

Një sherr me sende të forta u shënua në një lokal të Divjakës, ku pas njoftimit në sallën operative, policia ndërhyri duke arrestuar 6 persona. Fillimisht policia i gjeti të dëmtuar me sende të forta në lokal, 22-vjeçarin Orgito Lamka dhe 51-vjeçarin Shahin Xhepexhiu. Të dy morën mjekim, dhanë deklarime në komisariat dhe u larguan të lirë. Por teksa policia kryente hetime për të zbuluar të gjithë të përfshirët në sherr, 22-vjeçari Lamka, disa orë më vonë është rikthyer në lokal me një pistoletë me silenciator, dhe dyshohet se do të vriste 51-vjeçarin Shahin Xhepexhiu. LEXO EDHE:Prej disa ditësh në flakë, izolohet vatra në Drenie të Patosit Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi vrasjen. Në vijim të hetimeve, blutë arrestuan të riun Orgito Lamka, i cili sipas policisë është me precedent penalë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri dhe Belgjikë. Atij iu gjet pistoleta me silenciator me fishekë në fole, gati për qitje. Personi që drejtonte makinën me të cilin i riu u rikthye në lokal, u arrestua, Serxhio Duda, 28 vjeç, edhe ky me precedent penalë për drogë në vendin tonë. Edhe 51-vjeçari i cili ishte shënjestër e të riut, u arrestua për moskallëzim të krimit, pasi sipas policisë gjatë deklarimit nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me konfliktin. Në pranga përfi edhe Kevin Sota, 45 vjeç, gjithashtu me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri. Në makinë, blutë i sekuestruan një pistoletë, të cilën më herët kishte tentuar ta fshihte, 30-vjeçari Santiago Alla, i vënë në pranga. Lokali është në pronësi të Zeni Kules, 50 vjeç, i cili u arrestua për moskallëzim të krimit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Fier divjakë orgito lamka shahin xhepexhiu serxhio duda kevin sota santiago alla zeni kule sherr Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.6% Jo 51.3% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4124 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?