Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë. Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten. 5 ditë e net pa gjumë, me kolegët të sëmurë, por të gjithë nuk duan që ta lënë Krujën, qytetin ku janë lindur e rritet, të digjet. -Prej sa kohësh je këtu? LEXO EDHE:Zjarri në Priskë, Blushi thirrje Ramës dhe ministrave: Ndërprisni pushimet dhe dilni në terren Altin Shullazi: 5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë. -Jeni lodhur e sfilitur, çfarë ju bën të keni moral kaq të lartë? Altin Shullazi: Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet. -Kemi informacion që disa prej jush janë me temperaturë, brinjë të thyera e antibiotikë. Altin Shullazi: Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit. Lajmi kryesor: Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: altin shullazi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.2 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.5% Jo 51.5% I/e dyzuar 7% Vota total: 4207 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
