Lajme Zone
Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar (VIDEO)

Tre të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me thika të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ndërsa Policia ka vënë në pranga tre persona si autorë të dyshuar të ngjarjes. Konflikti u regjistrua rreth orës 22:00 në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit. LEXO edhe...Çfarë fshihet pas 'Deas së Butrintit'? Arkeologia rrëfen në Report TV historinë e skul

Tre të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me thika të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ndërsa Policia ka vënë në pranga tre persona si autorë të dyshuar të ngjarjes. Konflikti u regjistrua rreth orës 22:00 në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit. LEXO edhe...Çfarë fshihet pas 'Deas së Butrintit'? Arkeologia rrëfen në Report TV historinë e skulpturës së zbuluar 100 vite më parë Të plagosurit u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Ata janë identifikuar si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Për shkak të gjendjes së tij, Elidon Shukulli u dërgua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka nisur për motive të dobëta. Në përditësimin e fundit, Policia e Sarandës bëri të ditur se ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, Andi Saliajn, 19 vjeç, dhe Eduard Bajramin, 19 vjeç, të tre banues në Sarandë. Sipas uniformave blu, ata dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me dy vëllezërit, të cilët kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”. Njoftimi i Policisë "Sarandë/Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me dy shtetas (vëllezër). Gjatë konfliktit, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”" -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 22:09 Plagosja e 3 të rinjve në Sarandë, dalin pamjet nga sherri mes të rinjve! Njëri prej autorëve futet në berberhane dhe tenton t’i ngulë thikën në qafë ‘kundërshtarit’ (VIDEO) Kanë dalë pamjet e përleshjes me thika mes disa të rinjve, të ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre persona.Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së berberhanes ku ndodhi ngjarja, ku duket se autorët kanë tentuar të zënë në befasi njërin prej të rinjve dhe kanë tentuar ta qëllojnë me thikë në qafë. Por fatmirësisht i riu është shmangur në kohë, duke arritur të shpëtojë.Të plagosur në ngjarje janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Ata u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tij më të rëndë, Elidon Shukulli u dërgua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.Policia e Sarandës bëri të ditur se për ngjarjen ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, Andi Saliajn, 19 vjeç, dhe Eduard Bajramin, 19 vjeç, të tre banues në Sarandë. Share SI.E./E.H/ReportTv.al Eduard Bajrami Kamelo Aliaj Andi Saliaj Mario Shukulli Elidon Shukulli sherr me thika Vlore sarande Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.1% Nuk e di 5% Vota total: 2575 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?