Lajme Zone
Sherr mes të rinjve në Korçë/ 19-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori me precedentë penalë
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr mes të rinjve në Korçë/ 19-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori me precedentë penalë

Një konflikt mes disa të rinjve në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr.11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur i riu me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I. Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyer edhe masën e

Një konflikt mes disa të rinjve në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr.11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur i riu me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I.

Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyer edhe masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi lënde narkotike e llojit canabis sattiva.

Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka marrë një plagë në kofshë.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.