Lajme Zone
Marine Le Pen nis fushatën për zgjedhjet presidenciale të Francës
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Marine Le Pen nis fushatën për zgjedhjet presidenciale të Francës

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidencën franceze, Marine Le Pen, nisi fushatën e saj. Ajo mbajti në tubimin e parë elektoral para mijëra mbështetësv në qytetin e Orléans-it. Duke iu drejtuar mbështetësve të partisë së saj nacionaliste dhe kundër imigracionit, "Rassemblement National" , ajo tha se dëshiron t'i ofrojë Francës një ndryshim kursi, i cili, sipas saj, nuk është një akt revoluc

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidencën franceze, Marine Le Pen, nisi fushatën e saj. Ajo mbajti në tubimin e parë elektoral para mijëra mbështetësv në qytetin e Orléans-it.

Duke iu drejtuar mbështetësve të partisë së saj nacionaliste dhe kundër imigracionit, "Rassemblement National" , ajo tha se dëshiron t'i ofrojë Francës një ndryshim kursi, i cili, sipas saj, nuk është një akt revolucionar, por një frymëmarrje normale e jetës demokratike.

Le Pen kryeson aktualisht në sondazhe, gjashtë muaj para votimit. "Askush nuk mendon se jemi më të fortë sot sesa ishim dje, e as se, pas dhjetë vitesh me Emmanuel Macron-in, po ecim mbi petale trëndafilash," tha Le Pen./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.