Lajme Zone
Sherr mes çiftit në Durrës, të dy përfundojnë në spital të plagosur me thikë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr mes çiftit në Durrës, të dy përfundojnë në spital të plagosur me thikë

Një sherr mes një çifti bashkëshortësh në Durrës për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Pas një debati mes tyre në banesë, situata ka degraduar deri në përdorimin e një thike.

Një sherr mes një çifti bashkëshortësh në Durrës për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Pas një debati mes tyre në banesë, situata ka degraduar deri në përdorimin e një thike.

Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë mbetur të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë transportuar drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, e njohur ndryshe si zona e Shkozetit. Ende nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar as për gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Durrëspolicia