E krijuar vetëm pak muaj më parë, kompania 100% shtetërore ‘Albanian Digital Solution’ personifikon ambicien e qeverisë që shteti t’i bëjë vetë shërbimet e mirëmbajtjes në sistemet dixhitale të institucioneve publike pa pasur nevojë t’i drejtohet privatit, madje edhe për krijim të këtyre sistemeve. Për kryeministrin Rama kjo do t’i japë fund asaj që ai e quajti gjuetia e tenderave publikë nga kompani të cilat në rastin më të mirë nuk performonin siç duhej, e në rastin më të keq bëheshin pjesë e skemave korruptive si ajo e AKSHI-t. “Sepse gjëja më e lehtë u bë “merr ca lek nga shteti, bëj një shërbim këtu, merr ca lek nga shteti, lidh një kontratë atje” edhe kështu me radhë. Pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n, për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standardet ligjore dhe etike të disa kompanive... të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes. I ktheu faktikisht kompanitë private në gjahtarë të buxhetit të shtetit. Synimi është që të gjitha shërbimet publike të mbulohen nga kompania jonë publike”, tha Rama. LEXO EDHE:Ahmetaj nxjerr audiopërgjimin dhe akuzon për trafik armësh, opozita kërkon hetim parlamentar për KAYO dhe rolin e izraelitit Yeffet Kryeministri foli gjithashtu për ngritjen e një strukture publike që do të bëjë të mundur aksesimin e të dhënave shtetërore në mënyrë të sigurt. “Është domosdoshmëri që ne tanimë të ngremë një strukturë publike “cloud-i’’ dhe një kapacitet kompjuterik kombëtar që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme, në mënyrë të sigurt qoftë për sipërmarrjen, qoftë për botën akademike….ndërkohë kemi filluar të eksplorojmë mundësinë e ngritjes së data center-ave, por duhet ta them qysh në fillim që është shumë më komplekse kjo temë sesa ç’duket në pamje të parë”, u shpreh kryeministri. Rama kritikoi sektorin privat për nivelin e ulët të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe aftësive mbrojtëse ndaj duke e kthyer në vulnerabël ndaj sulmeve kibernetike. Qeveria synon gjithashtu pilotimin e teknologjisë në shëndetësi, mjedis dhe bujqësi, si dhe shtrirjen e qendrave digjitale dhe laboratorëve inteligjentë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: administrata publike edi rama inteligjenca artificiale Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6.1% Vota total: 1920 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

