Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues është përplasur me disa pjesëmarrës të tjerë. Gjithçka nisi pasi protestuesi bëri thirrje kundër të dy liderëve politikë, duke brohoritur “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Më pas kanë nisur tensionet, ku demokratët në protestë e kanë goditur me shpulla dhe me fjalë. Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë protestues.
Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë tubimit të sotëm të Partisë Demokratike, i organizuar para Kryeministrisë. Top Channel

