Lajme Zone
Shën Françesku i Asizit dhe domosdoshmëria e forcimit të kulturës françeskane në Shqipëri
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shën Françesku i Asizit dhe domosdoshmëria e forcimit të kulturës françeskane në Shqipëri

Nga At Gjergj Fishta, te At Zef Pllumi, françeskanët në Shqipëri janë simbol i kulturës, dijes, përulësisë. Do të ishte mirë të ktheheshin në modë tamam si të ishin yje të kinematografisë.

Shqipëria ka rrënjë të lashta françeskane. Ndoshta më të lashtat në Ballkan. Besimtarët katolikë nderojnë sot 4 tetorin, ditën kur Shën Françesku, ky shenjt kaq i veçantë u nda nga jeta për të rilindur përjetësisht. Italia është në festë pasi te San Françesku ka besuar mbrojtjen e saj, mbrojtjen e kafshëve dhe të njerëzve të brishtë e të varfër. Historia dhe jeta e tij lidhet me atë të njeriut që u lind në një familje shumë të pasur në Asizi të Italisë. Babai, një tregtar pëlhurash, ndërsa nëna një trashëgimtare e pasur, e menduan të çmendur kur i biri u zhvesh lakuriq duke refuzuar të gjitha pasuritë e duke ndërmarrë jetën e shënjtorit që përqafonte lebrozët, të varfërit dhe të gjithë ata që nuk kishin marrë kurrë dashuri, as edhe një përqafim. Legjenda na rrëfen se në të largëtin 1219 Shën Françesku kaloi në Shqipëri pas rrugës së gjatë të kthimit nga takimi në Lindjen e Mesme, ku shkoi të bisedonte për vendosjen e paqes. Shën Françesku i Asizit u ndal në Lezhë, në kodrat e Marlekës, sot në vendin që njihet si Kisha e Zonjës Nunciatë ose e Dom Lleshit. Po sipas legjendës, rrëfehet se shenjti mori aty një degë pishe që e përdorte si shkop, të cilën më pas e mbolli në një ishull të Venecias që quhet San Francesco del Deserto, e ku dega hodhi rrënjë mrekullisht e u bë një pishë gjigande e njohur nga të gjithë. Që në atë kohë, filozofia dhe jeta e shënjtit të përlulur e të varfër Françesk zuri rrënjë mes shqiptarëve edhe më thellë se pisha lezhiane në Venecia. Urdhëri françeskan daton të jetë formuar në 1240 në Shqipëri, një nga urdhërat më të vjetër në gjithë Ballkanin. LEXO edhe...Historia takon teknologjinë! Nga Skënderbeu te Kadare, Inteligjenca Artificiale ‘rikthen’ figurat më të shquara për Samitin e Diasporës (VIDEO) Për të kujtuar mrekullinë që françeskanët bënin dhe bëjnë në Shqipëri (përjashto vitet e egra të diktaturës ku u përndoqën egërsisht) mjafton të shohim dy figurat simbol, të veshur me zhgunin e thjeshtë të kafenjtë me litarin në bel dhe sandalet karakteristike françeskane: At Gjergj Fishta dhe më vonë, At Zef Pllumi. Kultura, atdhedashuria, kujdesi për diturinë, për më të varfërit, për më të pamundurit, janë shtyllat e françeskanëve; të gjitha vlera për të cilat ka më shumë nevojë sot Shqipëria e këtyre kohëve. Askush nuk pretendon sot që pasanikët shqiptarë të shndërrohen në françeskanë, por, të mos rendin në garë me njëri-tjetrin drejt babëzisë. Ashtu si dhe Nënë Tereza më vonë, që u bë simboj i hapjes së zemrës dhe bamirësisë, edhe për shqiptarët modernë pjesëmarrja në garën e grumbullimit për t’u rreshtuar mes më të pasurve të botës duke qenë në një nga vendet më të varfra të Evropës, është një garë që nuk ka kuptim. Shqipëria sot ka shumë nevojë që françeskanët të kthehen në një modë, në një tendencë shpirtërore për harmoni, ekuilibër dhe përmirësim. a.m./ReportTv.al Shën Françesku at gjergj fishta at Zef Pllumi Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.2% Nuk e di 7.8% Vota total: 811 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?