Lajme Zone
KulturëReport TV

42 makina të rralla ekspozohen në Berat, qyteti muze tërheq koleksionistë nga Europa (VIDEO)


Koleksionistë italianë, shqiptarë, nga Kosova dhe vende të tjera të Europës, pjesëmarrës në “Gran Tour Albania”, ndaluan në Berat me automjetet e tyre klasike.

42 makina historike Retro u ekspozuan në Pedonalen e qytetit të Beratit, duke sjellë një panoramë të veçantë në zemër të qytetit të një mbi një dritareve. Koleksionistë italianë, shqiptarë, nga Kosova dhe vende të tjera të Europës, pjesëmarrës në “Gran Tour Albania”, ndaluan në Berat me automjetet e tyre klasike. LEXO edhe...Berat/ Çelet edicioni 5 i festivalit të verës ‘Wine & stories’, qytetarët dhe turistët shijojnë produktet e zonës Makinat e rralla u ekspozuan në Pedonalen e qytetit, ku tërhoqën vëmendjen e turistëve dhe qytetarëve. Në mbrëmje, automjetet historike u bënë pjesë edhe e natës së parë të Festivalit të Verës “Wine & Stories”. Koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe përfaqësues të klubeve automobilistike u bënë bashkë në qytetin muze, duke e kthyer Pedonalen në një pikëtakim për të apasionuarit pas automobilizmit. Pas ekspozimit, makinat retro parakaluan në rrugët e Beratit, duke i dhënë qytetit një tjetër pamje. Automjetet e rralla tërhoqën vëmendjen e turistëve dhe banorëve, ndërsa parakalimi i tyre u shndërrua në një spektakël të veçantë. Aktiviteti synoi të krijojë ura komunikimi dhe të nxisë shkëmbimin e eksperiencave mes koleksionistëve dhe klubeve automobilistike. Pas qëndrimit në Berat, 42 automjetet historike u larguan nga qyteti mesditën e djeshme. U.D/E.H/ReportTv.al Berat makina retro Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.4% Nuk e di 7.7% Vota total: 874 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?