Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një kamion është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një 26-vjeçar. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 26-vjeçari ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. LEXO edhe...Dyshime për helmim në kopshtin e Korçës, prindi rrëfen orët e ankthit: Djali u zverdh dhe humbi fuqinë, kërkojmë më shumë kontrolle! Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak-Rreth orës 12:30, në rrugën e Volorekës, në Pogradec, një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç, i cili do të dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. R.Xh/E.H/ReportTv.al Korce pogradec aksident rrugor spitali i traumes Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.4% Jo 21.5% Nuk e di 8.1% Vota total: 940 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
