Një 76-vjeçar ka humbur jetën në Mallakastër, pasi zjarri që dyshohet se nisi gjatë djegies së mbeturinave doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një sipërfaqe me ullishte.
Sipas burimeve nga vendngjarja, i moshuari me inicialet N. C. po digjte mbeturina, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.
Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka humbur jetën. Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, si edhe shkaqet e vdekjes së 76-vjeçarit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fierpolicia

