Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Kontrolle në rrugët e Shkodrës, mbi 1,250 gjoba në një javë! 317 shoferë u kapën me shpejtësi, 6 në gjendje të dehur (VIDEO)


Policia Rrugore arrestoi një drejtues mjeti dhe vuri nën hetim penal pesë të tjerë. Pjesa më e madhe e gjobave u vendosën për parkim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë.

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke vendosur 1,253 masa administrative gjatë vetëm një jave. Shkeljet më të shpeshta ishin tejkalimi i shpejtësisë dhe parkimi i gabuar, ndërsa një drejtues mjeti u arrestua në flagrancë dhe pesë të tjerë u proceduan penalisht për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Sipas Policisë, gjatë kontrolleve janë vendosur 317 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë, 482 për parkim ose qëndrim të gabuar, 47 për parakalime të gabuara, 23 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 39 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 6 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe 6 për qarkullim me xhama të errësuar. Gjithashtu, janë vendosur edhe 327 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. LEXO edhe...Kultivimi i kanabisit në rënie, 23 % më pak gjatë 2026. U asgjësuan 157 mijë rrënjë! Shkodra ‘hambari’ i bimës narkotike, u kapën më shumë se tre të katërtat e totalit të zbuluar Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale, me fokus parandalimin e aksidenteve, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Njëkohësisht, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112. U.D/E.H/ReportTv.al policia rrugore Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.4% Nuk e di 7.7% Vota total: 874 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?